Google ADS

Silva: Manchester City duhet të transferojë Kylian Mbappe-n

09:01 | 27 Tetor 2020
Arbresh Info

Ylli i Manchester City-t, Bernando Silva do donte transferimin e sulmuesit së PSG-së, Kylian Mbappe.

Portugezi e sheh francezin si transferimi i ëndrrave të “Qytetarët”, transmeton portali arbresh.info.

Dyshja ishte pjesë e Monaco-s kur fituan Ligue 1, pastaj u ndanë, ngase Silva iu bashkua gjigantit anglez kurse Mbappe kaloi të PSG-ja.

Sidoqoftë, Silva shpreson të bashkohet me Mbappe-n dhe i ka kërkuar klubit ta ribashkojë.

“Kylian Mbappe. Ishte lojtar i veçantë për Monaco-n kur isha aty dhe ishte gjithashtu mik i mirë”.

“Nëse do arrinim ta blinim nuk do ishte keq”, deklaroi ai.

Favorit për shërbimet e Mbappe-s shihet Real Madrid-i ose Liverpool-i./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme