Google ADS

Shpërthim në provincën Hatay, policia turke vret të dyshuarit

08:28 | 27 Tetor 2020
Arbresh.info

Turqia ka kryer një operacion anti-terror duke vrarë dy anëtarë të YPG/PKK në provincën e Hatay në afërsi të kufirit me Sirinë, thanë zyrtarët.

Ministri i brendshëm, Suleyman Soylu tha që dy terroristët ishin të përfshirë në shpërthimin në qarkun Iskenderun, transmeton portali arbresh.info

Shpërthimi goditi Rrugën Fener të qytetit, që ishte e mbyllur për trafikun pas incidentit.

Ekipet e ambulancës dhe policisë u vendosën në zonë, gjersa guvernatori i Hatay, Rahmi Dogan tha që nuk kishte viktima civile apo ushtarake në incident.

Ai tha se një nga terroristët shpërtheu veten të cilin forcat e sigurisë kishin ndjekur. I dyti gjithashtu u vra në fund të ndjekjes policore, shtoi Dogan.

Terroristët u identifikuan nga autoritetet në një pikë kontrolli sigurie në rrethin Payas të Hatay, tha Dogan.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan përgëzoi forcat turke të sigurisë për operacionin anti-terrorist, duke thënë se Turqia do të vazhdojë të luftojë kundër terrorizmit brenda dhe përtej kufijve të vendit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme