Google ADS

Në Itali qarkullojnë 5 variante të Covid-19

01:19 | 27 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Coronavirus nuk është aspak më pak agresiv se në pranverë. Në Itali janë identifikuar 5 variante të tij. E thotë këtë një studim i task forcës të qendrës së bioteknologjisë së avancuar në Napoli.

Sipas këtij studimi virusi ka pësuar mutacione, por për të nxjerrë përfundime më të qartë do të duhen eksperimente më të avancuara. Studimi thotë se Coronavirus nuk është më pak i rrezikshëm për më tepër që vijon të shumohet në mënyrë efikase.

“Nga të dhënat e deritanishme të bazuara në 246 gjenome të pacientëve me covid-19 del se janë 5 lloje të virusit” – i tha agjencisë ANSA gjenetisti Massimo Zollo. Ai thotë se variantet e identifikuara janë 19A, 19B, 20A, 20B dhe 20C të shpërndarë në të gjithë Italinë. Tani po punohet për të parë shpërndarjen e tyre nëpër rajone./lapsi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme