Google ADS

Koktej molotovi, bllokim trafiku: Italianët dalin në rrugë kundër masave të reja

00:37 | 27 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Protesta të mëdha dhe të dhunshme kanë përfshirë disa qytete të Italisë.

Qytetarët e revoltuar nga masat e reja të qeverisë për shkak të parandalimit të pandemisë, kanë shpërthyer në Milano, Romë, Torino dhe Napoli, shkruan La Repubblica, transmeton portal arbresh.info

Italia ka vendosur masa të reja me qëllimin frenimin e pandemisë, pasi ditëve të fundit është shënuar një numër në rritje i personave të infektuar nga Covid-19.

Protestat nuk kanë qenë aspak të qeta, pasi disa grupe ekstremiste kanë hedhur koktej molotovi kundër policisë.

Gjithashtu, raportohet se edhe trafiku është bllokuar për shkak të numrit të konsiderueshëm të protestuesve.

Italia ka qenë një ndër vendet më të prekura me Covid-19 dhe në fillim të pandemisë, ishte vendi i parë që morri masa të jashtëzakonshme drejt izolimit total për arsye të frenimit të infeksionit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme