Përderisa numri i rasteve të koronavirusit të ri (COVID-19) në Belgjikë është dyfishuar, rajoni i Brukselit ka imponuar masa të reja për të luftuar valën e re të pandemisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke filluar nga sot deri më 19 nëntor, xhamitë, kishat dhe të gjitha vendet e adhurimit në Bruksel do të qëndrojnë të mbyllura në kuadër të masave të ndërmarra kundër përhapjes së koronavirusit.
Administrata e kryeqytetit belg njoftoi se ceremonitë e varrimit mund të mbahen me pjesëmarrjen e më së shumti 15 personave.
Më herët gjatë ditës, zyrtarët belgë të shëndetësisë paralajmëruan se kapacitetet e njësive të kujdesit intensiv mund të mbushen brenda dy javëve, pasi vendi gjatë javës së kaluar raportoi një mesatare prej rreth 14.500 rasteve ditore të koronavirusit.
Kapaciteti i spitaleve po ashtu vazhdon të mbushet, aktualisht me 4.827 persona të prekur nga COVID-19 që po trajtohen në spitale në mbarë vendin, 757 prej të cilëve në kujdes intensiv.
“Deri në fund të kësaj jave, numri i pacientëve në kujdes intensiv do të kalojë shifrën 1 mijë. Nëse nuk ndryshojmë sjelljen tonë, brenda dy javëve ne do të përballemi me një kapacitet maksimal prej 2 mijë pacientësh në kujdes intensiv”, tha Yves Van Laethem, zëdhënës i Qendrës së Krizave të Belgjikës.
Belgjika ka marrë disa masa shtesë për të përmbajtur infeksionet, përfshirë në arsim ku për disa nxënës do të zhvillohet mësimi në distancë. Pushimi shkollor një javor, duke filluar nga fillimi i javës tjetër, është zgjatur dhe mësimi do të rinisë më 19 nëntor, në vend të 9 nëntorit, por autoritetet nuk përjashtuan mundësinë e zgjatjes së pushimit shkollor më tej.
Po ashtu për katër javë në të gjithë Belgjikën do të jenë të mbyllura restorantet, kafenetë dhe baret. Vendi po ashtu imponoi një shtetrrethim nga ora 10 në mbrëmje deri në orën 6 të mëngjesit.
Që nga shpërthimi i pandemisë, Belgjika ka regjistruar mbi 320 mijë raste me COVID-19, përfshirë 10.810 vdekje.
Pas Republikës Çeki, Belgjika me një popullsi prej 11.4 milionë banorësh renditet vendi i dytë me nivelin më të lartë të infeksionit për kokë banori në Evropë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...