Aktorja Charlize Theron (45) ruan linjën e saj të shkëlqyeshme me Pilates, dhe ndër ritualet e saj të preferuara kozmetike, ajo tregon se përdor serume, krem për sytë dhe formula me një përqindje të lartë të hidratimit.
“Unë nuk kam qenë kurrë tip që kam pëlqyer të shtrihem në divan për orë të tëra”, tha ajo në një intervistë, duke shtuar se ëviz çdo ditë dhe kur bëhet fjalë për ushtrime, ajo kryesisht bën Pilates, transmeton portal arbresh.info
“Kjo mënyrë e ushtrimit ka ndryshuar totalisht trupin tim,” shtoi aktorja.
Ajo veçon ato ritualet e thjeshta, kryesore nga recetat e bukurisë dhe përmend se sa e rëndësishme është për të që të përmbahet rutinave të mira çdo ditë.
“Kremi i syve, kremi hidratues i fytyrës dhe serumet janë kartat e mia,” tha Charlize, raporton Marie Claire.
Ajo nuk del nga shtëpia pa vendosur krem me faktor mbrojtës në të gjithë fytyrën.
“Kremrat me faktorë mbrojtës më ndihmojnë shumë. Unë nuk kam as hiperpigmentim dhe as skuqje,” theksoi aktorja 45-vjeçare.
Gjithashtu, ajo pastron lëkurën thellë çdo të tretën javë për të pastruar thellë poret./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...