Ka përfunduar me barazim drama mes AC Milan-it dhe Romës që përfundoi me rezultat të barabrtë 3 – 3, e vlefshme për xhiron e pestë të Seria A.
Ishte ylli i vendasve, Zlatan Ibrahimovic që pas asistimit të bukur së Rafael Leao-s zhbllokoi rezultatin pas dy minutave lojë.
Mirëpo, nga një gabim i portierit përfitoi Edin Dzeko, që i barazoi shifrat (14′), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.
Në pjesën e dytë, ishte Saelemaekers që riktheu epërsinë pas një tjetër asistimi të bukur nga Leao (47′).
Mirëpo, Roma baraozi sërish përmes Veretout që doli i saktë nga pika e bardhë (71′).
Pas tetë minutave, Hakan Çalhanoglu u faulua në sulm dhe nga pika e bardhë lehtësisht realizoi përsëri Ibrahimovic.
Derisa, mendohej që Milan-i arkëtoi pikët e plota, doli shqiptari Marash Kumbulla që arriti të ‘tund’ portën e vendasve në minutën e 84-të duke fituar një pikë të vlefshme për “Romakët”.
Pas këtij barazimi, Milan-i renditët në pozitën e parë me 13 pikë, derisa Roma qëndron në vendin e nëntë me tetë sosh.
Në xhiron e radhës, “Rosonerët” janë mysafirë i Udinese-s, derisa Roma e pret Fiorentina-n./arbresh.info.
https://twitter.com/IPTVV_/status/1320823889363087367
https://twitter.com/Footballgoal20/status/1320820668120924160
https://twitter.com/acmilanturkiye/status/1320834122676424704
https://twitter.com/wilnoticias/status/1320837720353218560
https://twitter.com/noobfcb/status/1320840880316698627
https://twitter.com/noobfcb/status/1320840882287976449
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë