Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique në kontratën e re që ka nënshkruar ka pranuar edhe t’i zvogëlohet paga për 50%.
Sipas Sport, kjo kërkesë ishte e shkruar në kontratën e re të spanjollit në mënyrë që lojtari t’i ndihmojë klubit në kohë pandemie, transmeton portali arbresh.info.
Pique ishte ndër katër lojtarët që e kanë rinovuar kontratën me katalunasit së bashku me Clement Lenglet, Frenkie de Jong dhe Ter Stegen pas fitores ndaj Ferencvaros në javën e fundit.
Sidoqoftë, në kontratë thuhet se lojtari mund të largohet në verë, nëse nuk zhvillon 35% të ndeshjeve.
Sidoqoftë, deri tani Pique ka zhvilluar nga 90 minuta dhe është në formë të mirë./arbresh.info.
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...