Zidane flet për ankesat e Isco-s: Ai dëshiron të luajë, është pozitive

21:52 | 26 Tetor 2020
Arbresh Info

Trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane ka folur rreth ankesave të mesfushorit ofensivë, Isco.

Spanjolli në “El Clasico” në kamera ishte dëgjuar duke u ankuar për minutazhën në klub, derisa kërkonte më shumë, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, tekniku francez e sheh si ambicie të lojtar që dëshiron të luajë dhe sipas tij është pozitive.

“Është ambicie. Ai dëshiron të luajë. Kjo është pozitive. Lojtarët gjithmonë duan të luajnë”.

“Ata duhet të jenë të gatshëm dhe të përgatiten të luajnë kur t’iu vjen radha. Gjithmonë ka qenë kështu në skuadër”, deklaroi ai.

Mbetet të shihet nëse Zidane do e lejojë Isco-n të jetë titullarë në ndeshjen e nesërme ndaj Borussia Monchengladbach./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme