Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka konfirmuar se dëshiron pensionimin në “Santiago Bernabeu”.
Gjermani është ndër lojtarët kyç të “Los Blancos” që gjashtë vite dhe ka kontratë deri në vitin 2023, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, Kroos synon pensionimin të Real-i, me të cilët ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve.
“Dua të pensionohem të Real Madrid-i, jam i lumtur këtu”.
“Gjithmonë më pëlqen të rikthehet në Gjermani, është shteti im, gjuha ime. Por, kënaqem duke luajtur të Madrid-i. Në gjashtë vite gjithmonë kam pasur oferta, por nuk biseduar me askënd sepse jam i lumtur dhe ideja është që të përfundojë këtu”, deklaroi ai.
Kroos për Real0in ka bërë 283 paraqitje dhe cilësohet si ndër qendërmesfushorët më të mirë të gjeneratës./arbresh.info.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele