Google ADS

Martinez paralajmëron largimin: Jam i lumtur të Inter-i, por nuk e di çfarë do ndodh nesër

20:49 | 26 Tetor 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i Inter-it, Lautaro Martinez insiston se është i lumtur, mirëpo nuk e di nëse do qëndrojë të “Neurazurët”.

Argjentinasi gjatë tërë verës ishte i lidhur me largimin nga “San Siro” dhe kalimin të Barcelona, por gjithçka dështoi shkaku i financave, transmeton portali arbresh.info.

Martinez ka theksuar se është i lumtur dhe do provojë të bëjë më të mirën, por nuk e di se çfarë do sjellë e nesërmja.

“Punoj çdo ditë që të përmirësohem. Sot jam lojtar i Inter-it dhe dua të bëjë më të mirën për skuadrën”.

“Jam i lumtur, ne punojmë çdo ditë, duam të fitojmë dhe të sjellim Inter-in sa më larg që është e mundur. Nuk e di çfarë do ndodh nesër, sot jam me Inter-in dhe jam i lumtur”, deklaroi ai.

Ekziston mundësia që 23-vjeçari të rinovojë kontratën gjithashtu./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme