Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij në komunën e Vitisë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i ka thënë arbresh.info se rasti policia rreth orës 17:50 ka marrë informatë se në një shtëpi në fshatin Kabash të Vitisë, dyshohet se një person i moshës së shtyrë ka kryer vetëvrasje.
Sipas tij, rasti aktualisht është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
“Me datë 26.10.2020 rreth orës 17:50, Policia e Kosovës në Viti ka pranuar një informatë se në fshatin Kabash komuna Viti dyshohet se një person i moshës shtatëdhjetë e dy vjeç (72 ) vjeç ne shtëpinë e tij ka kryer vetëvrasje. Patrulla policore se bashku me njësinë e hetimeve dhe krim tekniken kanë dal në vendin e ngjarjes ,ne vendin e ngjarjes kanë dal edhe ekipet mjekësore ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML në Prishtinë,për momentin rasti trajtohet si “Vdekje e dyshimtë”. Hetimet rreth rastit janë duke i kryer njësitet e hetimeve rajonale në bashkëveprim me prokurorin”, ka thënë Hashani./arbresh.info.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation