Hoti takon ambasadorët e vendeve të QUINT-it

19:04 | 26 Tetor 2020
L G

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka takuar sot ambasadorët e shteteve të QUINT-it si dhe Përfaqësuesin Special të BE-së.

Sipas njoftimit të zyrës për medie të kryeministrisë, gjatë këtij takimi, është diskutuar për bashkëpunimin në fushën e sundimit të ligjit, raporton arbresh.info.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, u takua me Ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Përfaqësuesin Special të BE-së, me të cilët diskutoi bashkëpunimin në fushën e sundimit të ligjit, me theks të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në njoftim

Po ashtu gjatë këtij takimi, kryeministri Hoti bëhet e ditur se është shprehur i vendosur për të fuqizuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe tregoi gatishmërinë e tij për të punuar së bashku në këtë drejtim me qeveritë e vendeve anëtare të QUINT-it./arbresh.info/

Të ngjashme