Google ADS

Agim Veliu i çon selame AAK-së: Kur të doni shkojmë në zgjedhje, nuk po e di pse po nguteni për çështjen e presidentit?!

18:57 | 26 Tetor 2020
Arbresh Info

Në përplasjen e fundit rreth presidentin, është përfshirë edhe ministri i Punëve të Brendshme, njëherit nënkryetar i LDK-së, Agim Veliu.

Në një bisedë për Gazeta Blic, Veliu ka pyetur se pse është duke ndodhur kjo nguti për zgjidhjen e çështjes së presidentit.Madje, Veliu shkon edhe më tej, duke thënë se kushtëzimet mes partnerëve të koalicionit nuk janë të shëndetshme.

“Së pari, kushtëzime në mes të partnerëve të koalicionit nuk janë të shëndetshme, nuk do të duhej të kishte kushtëzime. Çdo gjë duhet të bisedohet mes partnerëve të koalicionit, marrëveshja jonë kur është bërë nuk është biseduar për presidentin dhe deri sa Kosova e ka presidentin ende, pse kjo farë ngutie? Në momentin kur diçka është e domosdoshme, sigurisht se partnerët e koalicionit duhet të ulen ta diskutojnë dhe të gjejnë marrëveshje, nëse nuk gjendet marrëveshje nuk është fundi i botës, shkojmë edhe në zgjedhje pa kurrfarë problemi”, deklaroi Veliu.

Sipas Veliut në LDK nuk është diskutuar çështja e Presidentit, dhe në momentin që do diskutohet do të bëhet publik qëndrimi i tyre.“Ne nuk e kemi diskutuar këtë çështje në Lidhjen Dekomkratike. Në momentin kur kjo del në organet e Lidhjes Demokratike, e marrim një qëndrim, atëherë mund ta merrni qëndrimin e Lidhjes Demokratike”, thotë Veliu.

Debati eksloi sot në momentin kur nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se për partinë në të cilën është ai, të vetmin emër për president e kanë atë të Isa Mustafës. Kjo nuk mori mirëkuptimin nga AAK-ja e Ramush Haradinajt, parti e cila tashmë ka propozuar kandidatin e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme