Rasti i njërit nga të dyshuarit për përfshirje në skandalin e vjedhjes së mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, Kadri Shala, është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Kjo pasi, fillimisht hetimet për vjedhjen e Thesarit të Shtetit nisën nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Mirëpo, ky rast tashmë ka kaluar në kompetencën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi për arbresh.info, ka konfirmuar se rasti nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka kaluar në kompetencë të Prokurorisë Speciale.
“Nuk e di nëse po intervistohet aktualisht nga prokurori special, mirëpo e di që Prokuroria Speciale e ka marr rastin nga Prokuroria Themelore, dhe ata janë tash duke i zhvilluar hetimet”, është shprehur shkurt Lumezi.
Në anën tjetër, arbresh.info, ka provuar disa herë të kontaktojë me zëdhënësin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu, mirëpo i njëjti ka qenë i pa qasshëm.
Ndryshe, Kadri Shala është dorëzuar vet në Policinë e Kosovës.
Intervistimi i tij nga ana e policisë, ka nisur që nga ora 14:00 dhe ende po vazhdon.
Kadri Shala dyshohet se është i përfshirë në skandalin e dy milionë eurove të vjedhura nga Thesari i Shtetit.
Shala pronarit të kompanisë “LDA Group”, dyshohet se është i përfshirë në skandalin 2.1 milionë eurove ku dyshohet se u vjedhjen nga Thesari i Shtetit.
Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani në një prononcim për arbresh.info ka thënë se Kadri Shala është vet dorëzuar në Polici dhe se ende është duke vazhduar procesi i intervistimit ndaj tij.
Intervistimi i tij është duke u bërë në stacionin qendror të Policisë së Kosovës përkatësisht në Departamentin e Hetimeve.
Mediet janë mbledhur para objektit për të parë nga afër zhvillimet lidhur me rastin./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...