Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, ka zbuluar se e kishte menduar largimin nga klubi në muajt e fundit, por thotë se është i vendosur që ta sigurojë largimin në kushte më të mira.
Pasi dështoi ta fitojë ndonjë trofe sezonin e kaluar, Barcelona i nisi ndryshimet e mëdha në verë duke nisur me emërimin e Ronald Koemanit në postin e trajnerit dhe kërkesën e Lionel Messit për t’u larguar, transmeton Gazeta Express.
Derisa Messi qëndroi përfundimisht, edhe Umtiti ishte tunduar për t’u largua.
Ai iu bashkua Barçës nga Lyoni më 2016, por lëndimet e shpeshta dhe forma e dobët ia kanë prishur karrierën në Spanjë.
“gjithçka ishte e mundur gjatë verës. Lyoni është klubi dhe qyteti im. Ata ma dhanë mua mundësinë që të shihem nga të tjerët”, tha Umtiti.
“Ka pasur bisedime, por ndodhën shpejt, në fund asgjë konkrete. Do të jem i sinqertë, Barcelona është Barcelonë. Nuk dua të largohem nga Barcelona e aq më pak në këtë mënyrë”, shtoi ai.
Sot lansohet masa për mbështetje të punësimit për familjet p...
Sot i jepet lamtumira e fundit dy të rinjëve që u vranë në K...
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...