Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 17.943 raste nga 87.147 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 663 raste të vdekjes.
IKSHPK njofton se de numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.192.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj një ditë më parë ka apeluar që të gjithë të jemi të kujdesshëm ndaj pandemisë në mënyrë që të mundësohet funksionimi i hapur të shtetit.
Zemaj ka shkruar në Facebook se shteti duhet të jetë i hapur.
“Nxënësit duhet të vazhdojnë të vijojnë mësimin në shkolla, bizneset duhet të vazhdojnë të punojnë, qytetari të mos varfërohet nga pamundësia për të punuar. Ndërsa për ata që shkelin masat anti COVID-19, duhet të zbatohet në përpikëri Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e pandemisë COVID-19, nga organet e rendit”, ka shkruar ai.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?