Pas rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit në vend, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka publikuar një artikull të gazetës prestigjioze “Wall Street Journal”, në të cilën bëhet fjalë për përhapjen e valës së dytë të pandemisë me COVID-19 në botë.
Hoti tha se vala e dytë e koronavirusit në Evropë ka prekur kryesisht personat e rinj në moshë, të cilat kanë simptoma të lehta, apo nuk kanë fare, raporton kk, transmeton portali arbresh.info.
“Mos i vrisni gjyshërit tuaj duke u infektuar nga Coronaviusi dhe duke e bartur atë tek ata. Vala e dytë e Coronavirusit në Evropë ka prekur kryesisht personat e ri ( në moshë v.j.) të cilët kanë simptoma të lehta apo nuk kanë fare. Të dhënat e fundit tregojnë që infeksionet kanë filluar të prekin grup-moshat më të vjetra, duke u shpërndarë shpesh nga anëtarët më të ri tek ata më të vjetër të së njejtës familje”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në vend në raportion e Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike bëhet e ditur se dy persona me COVID-19 kanë humbur jetën dhe 186 persona janë infektuar – ndërkohë që gjendja e përgjithshme në rajon vazhdon të përkeqësohet me rritje të konsiderueshme të rasteve dhe viktimave të reja në Maqedoninë Veriore, Serbi dhe Shqipëri.
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...