Për 8 muaj, u raportuan si të zhdukur 112 persona në Kosovë

23:44 | 25 Tetor 2020
Arbresh.info

Çdo ditë në rrjete sociale, e media raportohet për persona të zhdukur. Derisa, disa raste paraqiten edhe në polici, ku janë vet familjarët që kërkojnë ndihmë.

Rasti më i freskët ishte ai i 26 vjeçares nga Komuna e Skenderajt, për fatin e së cilës me ditë të tëra s’dihej asgjë. Pas një sërë kërkimesh, ku u aktivizuan vullnetarë të shumtë, Egzona Ferati u gjet sot.

E njëjta u gjet e gjallë në fshatin Gllanasellë të Drenasit, ndërsa është duke marrë trajtim shëndetësor në QKUK.

Indeksonline ka kërkuar nga Policia e Kosovës të dhëna në lidhje me personat që raportohen si të zhdukur.

Sipas Policisë në 8 mujorin e të këtij viti janë zhdukur 112 persona. Numri më i madh i rasteve të raportuara sipas rajoneve vijnë nga Prishtina, me 40. Ndërsa vijon Peja me 23, më pas Gjilani me 16 raste të tilla.

Pas Gjilanit me numrin e personave të zhdukur vjen Gjakova me 14, pason Prizreni me 13, Mitrovica gjithsej 6.

Për dallim nga 8 mujori i parë i këtij viti, në po të njëjtën periudhë, sipas raportit të Policisë, në vitin që lamë pas ishin raportuar si të zhdukur 252, apo 140 raste më pak se në vitin që po e lëmë.

Ndërsa, në vitin 2018, u raportuan 240 persona si të zhdukur.

Sa i përket faktorëve që ndikojnë në këtë dukuri, sociologët shpesh kanë përmendur disa prej tyre, ndërsa thonë se pasojat e humbjes së personave kryesisht lidhen me vet personat, sepse në pjesën më të madhe të rasteve, ata rezultojnë me vdekje ose ushtrim të prostitucionit, shitjes së tyre për trafikim me organe nga grupet kriminale, e të tjera.

Por, në të njëjtën kohë, edhe për familjen ka pasoja, marrë parasysh këtu, shqetësimin e tyre, problemet, e deri tek sëmundjet e tjera si rezultat i humbjes së personit të familje. Gjithashtu pasojat sipas sociologëve barten edhe deri tek shoqëria, që reflektojnë në shfaqjen e pasigurisë sociale dhe fizike, duke e shndërruar një të tillë në frikë të përgjithshme dhe mungesë të sigurisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme