Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Teuta Haxhiu së fundi ka folur për liderin e partisë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Haxhiu tha se në shkollën fillore, në mesin e shokëve të gjeneratës e pati edhe ish-kryeministrin, kandidatin për President, Ramush Haradinaj.
Haxhiu tha se për tri vite rresht ishin në të njëjtën shkollë dhe se sipas saj ata që s’e njohin atë Ramush të asaj kohe, tha se ishte nxënës shembullor dhe nxënës i dalluar nga të gjitha gjeneratat.
“Jo vetëm sa i përket mësimeve, por edhe me sjellje shembullore. Model për të gjithë ne, kuptohet frymëzimi i tij që ne ndoshta ishim shumë më larg se sa shihte Ramushi atë kohë. Të gjithë që kemi dashur të njohim atë pak më shumë, kemi mundur të shohim objektivin e tij edhe pse si fëmijë”, tha ajo.
Madje sipas deputetes ishte fati që i bëri bashkë në rrugën drejtë shteti më të mirë.
“Vazhdoj të jem dhe besoj plotësisht në idealin dhe punën tonë dhe jam e sigurt që edhe pse jo në rrugë të lehtë, por kur jemi bashkë mund t’ia dalim”, tha ajo.
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell