Google ADS

Për tri javë Zvicra nuk do të ketë më shtretër të lirë në kujdesin intensiv

15:05 | 25 Tetor 2020
L G

Martin Ackermann, kreu i Task Forcës Shkencore të COVID-19, që vepron në nivel federal, ka thënë se sipas skenarëve të Task-Forcës, vendet në njësitë e kujdesit intensiv do të jenë të mbushura komplet më së voni deri më 18 nëntor, nëse nuk do të ketë ndryshime thelbësore sa i përket rritjes së numrit të infeksioneve.

Task forca parashikon në mënyrë specifike tre skenarë sa i takon zënies së shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv: Skenarit i kaltër, i kuq dhe i verdhë, transmeton albinfo.ch.

Në skenarin e kuq, pranimet në njësitë e kujdesit intensiv zhvillohen ashtu siç janë aktualisht, që do të thotë se sipas ritmit aktual, ato dyfishohen brenda shtatë ditësh.

Skenari blu supozon këtë rritje brenda 5 ditësh, ndërsa ai i verdhë, parasheh 10 ditë.

Nga kjo rezulton se në rastin më të keq njësitë e kujdesit intensiv do të jenë të mbushura më 5 nëntor, ndërsa në rastin më të mirë, më 18 nëntor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme