Google ADS

Besimi: Përmirësimi i sistemit për menaxhim me financat, një nga prioritetet në suaza të bashkëpunimit me BB-në

12:40 | 25 Tetor 2020
L G

Projekti për sistem informativ të integruar për menaxhim me financiat, i cili do të mundësojë ndjekje të integruar të të ardhurave dhe shpenzimeve nga planifikimi i tyre deri në realizimin e tërësishëm, si dhe projektet për rrugë lokale, inovacione dhe konkurencë dhe për zhvillim të qëndrueshëm të komunave janë projektet prioritare që duhet të realizohen në suaza të strategjisë katër vjeçare për partneritet që Republika e Maqedonisë së Veriut e ka me Bankën Botërore.

Kjo ishte potencuar në mbledhjen e ministrit të Financave Fatmir Besimi , guvernatores së BP-së Anita Angelovska-Bezhoska dhe ekipet e Ministrisë së Financave dhe Bankës Popullore me nënkryetaren e Bankës Botërore për Evropë dhe Azinë Qendrore, Ana Bjerde, që u mbajt në suaza të takimeve vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore.

Në mbledhje siç kumtoi Ministria e Financave, është biseduar edhe për marrëveshjen e cila do të mundësojë realizim të Projektit për ballafaqim urgjent me Kovid-19, e cila ishte nënshkruar këtë javë. Njëherit është biseduar edhe për Projektin për modernizim të bujqësisë, realizimi i së cilës do të mundësohet pas miratimit të Ligjit që është në procedurë kuvendore.

Në suaza të takimeve vjetore, ministri realizoi takim edhe me Xhorxhina Bejker, nënkryetare e Korporatës financiare ndërkombëtare (IFC), anëtare e Grupacionit të Bankës Botërore.

Në bashkëpunim me IFC-në, për momentin zbatohen disa projekte, mes të cilave edhe projekti për Lidhshmëri të kompanive nga Ballkani Perëndimor në pjesën e zinxhirit prodhues të vlerave. Projekti do të ndihmojë të vendoset platformë elektronike rajonale e cila do t’i lidhë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me kompanitë lokale dhe globale, për çka në vijim është përpunimi i platformës. Në suaza të projektit do të punohet edhe në mbindërtimin dhe thellimin e kapacitetit të firmave lokale.

Të ngjashme