Nga e hëna qarkullimi i automjeteve në sheshin ‘Shqiponja’ do të devijohet kështu.
Kreu i ARRSH-së, Ergys Verdho, ka sqaruar edhe lëvizjen e devijuar të automjeteve që do të hyjnë dhe do të dalin nga Tirana. Sipas tij qarkullimi tek rrethrrotullimi ‘Shqiponja’ do të devijohet për shkak të punimeve që po kryehen në Lotin 3.
Verdho tha se mjetet që vijnë nga Jugu duhet të përdorin rrugën Elbasan-Tiranë, ndërsa ato që vijnë nga Kavaja, duhet të përdorin rrugën e Ndroqit. Por për ambulancat do të krijohet një rrugë aksesi më vete.
“Do të krijojmë një rrugë aksesi vetëm për to, në bashkëpunim me policinë. Drejtuesit që vijnë nga jugu të zgjedhin aksin Elbasan-Tiranë, kurse ata që vijnë nga Kavaja të zgjedhin Ndroqin. Sepse koha e pritjes te dogana do jetë më e lartë se gjithë rruga e tyre”, tha kreu i ARRSH.
Lidhur me kohën që do të zgjasin punimet, Verdho tha se do të marrin 3 deri në 4 muaj. Në një konferencë për mediat ai u shpreh se punimet po kryhen me tre turne.
Edhe kryeminsitri Rama ka shpërndarë një video ku sqarohet devijimi i hyrjes dhe daljes së automjeteve në Tiranë.
Hyrja në Tiranë
Dalja nga Tirana
Postimi i Ramës:
Teksa vijojnë me tre turne punimet në kantierin e madh të rrethrrotullimit “Shqiponja”, një projekt strategjik për Tiranën Europiane, Autoriteti Rrugor Shqiptar informon qytetarët mbi skemën e re të menaxhimit të trafikut që duhet zbatuar nga dita e hënë, për lëvizjet në këtë nyje, ndërkohë që në kantier puna do të vazhdojë pa ndërprerje ditë-natë, për realizimin e kësaj vepre komplekse inxhinierike.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...