Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se për 14 muaj luftë, ka kaluar 14 vite në procese gjyqësore. Ai ka thënë se është hetuar dhe gjykuar për 14 vite dhe ka 3 vendime të gjykatave të huaja.
Ai ka thënë se Gjykata Speciale nuk ka arsye ta thërrasë, por ai ndjehet krenar që ka qenë UCK.
“Ne asnjëhere nuk jemi fshehë nga e kaluara, jemi i vetmi vend në ish Jugosllavi që ju kemi përgjigj çdo thirrje pa e fut në siklet shtetin dhe qytetarët”, ka thënë Limaj në Kanal 10.
Më tutje, ai ka thënë se asnjë viktimë e dhunës seksuale nuk duhet të ndjehet e turpëruar. Ai ka thënë se është kundër çdo stigmatizimi i bëhet këtyre kategroive.
Limaj ka folur edhe për momentet më emocionuese në jetën e tij.
“Janë dy momente kur nuk kam mundur të përmbahem ka qenë vendimi i Haradin Balës në Hagë edhe tjetri ka qenë në një gjykim në Prishtinë kur mu është përmendur nëna. Ka qenë një thashetheme se nëna ime është zënë më para, kur u futa në gjykim nëna me pat vdekë, kur më është bërë kjo propagandë ajo ka qenë me kancër”, ka rrëfyer Limaj.
Më tutje, Limaj ka rrëfyer për herë të parë se si e kishte pritur ish presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova në vitin 1999 për ta përcjellur për Shqipëri.
“E kam prit Rugovën në vitin 1999, na pat ardhë lajmi që do vijë një natë në Malët e Bjeshkës dhe do të vazhdontë për Shqipëri. Si ta kish kalu Goleshin do të shpëtonte sigurt, sepse i kam qitë 50 djem ma t’mirë dhe e kanë ba gardh atë zonë. Këtë informacion ma kanë dhënë nga Prishtina, por ai nuk erdhi. Kjo ka qenë në natën e bombardimeve”, ka treguar për të parë Limaj.
Vullneti e quan ‘fake’, Gresa: Nuk je më i rëndësishëm për m...
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...