Google ADS

PSG ‘shkatërron’ Dijon-in, Kean debuton me dygolësh

22:54 | 24 Tetor 2020
Arbresh Info

PSG ka arkëtuar tri pikë të arta në shtëpi duke mposhtur Dijon-in me rezultat të thellë 4 – 0.

Ishte i huazuari Moise Kean që qysh në minutën e tretë ndryshoi shifrat duke kaluar në epërsi “Parisienët”, shkruan portali arbresh.info.

I njëjti në minutën e 23-të dyfishoi rezultatin, me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Kurse, në pjesën e dytë, ylli i skuadrës Kylian Mbappe, realizoi dy herë që të arkëtojë pikët e plota për vendasit (82′, 88′).

Pas kësaj fitore, PSG merr kreun me 18 pikë, derisa Dijon renditët në fundin e tabelës me vetëm dy pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme