Zidane: Jam i lumtur me skuadrën, mund të shënonim katër ose pesë gola

18:57 | 24 Tetor 2020
Arbresh Info

Trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane është ndarë i kënaqur me fitoren ndaj Barcelonës.

“Los Blancos” triumfuan kundër klubit katalunas me rezultat bindës 1 – 3 në “Camp Nou”, transmeton portali arbresh.info.

Pas ndeshjes, Zidane tha se është i kënaqur me fitoren, sidoqoftë beson se mund të shënonin katër ose pesë gola.

“Jam i lumtur për lojtarët. Zhvilluam ndeshje të mirë, Barca është skuadër që mund të të vendos në vështirësi”.

“Krijuam mundësi të mjaftueshme, mund të shënonim katër ose pesë gola”.

Real-i është lider në La Liga me 13 pikë të tubuara, kurse Barcelona renditët në pozitën e 10-të me shtatë sosh./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme