Pas mesnatës fillon llogaritja dimërore e kohës, në vitin 2021 hiqet ndryshimi i orës

17:05 | 24 Tetor 2020
Arbresh.info

Në orën tre pas mesnate fillon llogaritja dimërore e kohës me çka akrepat do të kthehen një orë prapa nga ora 03:00 në orën 02:00.

Ndryshimi i kohës në Evropën Perëndimore u vendos në fillim të viteve 1970 me arsyetimin se me atë zgjatet dita, mundësohet kursimi i energjisë elektrike, rritet produktiviteti, përmirësohet përshtatja e njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Kalimi nga llogaritja verore në llogaritjen dimërore të kohës për herë të parë u vu re në vitin 1916 në vendet e Evropës Veriore dhe deri më tani është vendosur në rreth 70 vende, kryesisht në hemisferën veriore.

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut llogaritja dimërore dhe verore e kohës me ligj është rregulluar në vitin 1996.

Kujtojmë se nga viti 2021 vendet e BE-së, secila veç e veç, do të vendosin nëse do të ndjekin praktikën e ndryshimit të orës, apo do të aplikojnë orën sipas kalendarit.

 

Në vitin 2021 hiqet ndryshimi i orës

 

Të ngjashme