Erë e fortë e djegieve nën qiell të hapur. Tymi që ngrihet nga deponia e egër dhe humbet në mjegulla, është në hyrje të fshatit Grushinë, në komunën e Haraçinës.
Mbeturina ndërtimore, plastika, kuti kartoni janë vetëm pjesë e asaj që hidhet dhe digjet këtu. Gjatë paradites, kur ekipi i televizionit Alsat M doli në vendngjarje, aktiviteti në fshat ishte i dobët.
Kaluan disa makina, njëra prej të cilave ndaloi dhe shkarkoi mbeturinat nga makina.
Disa metra më poshtë, katër punëtorë po përgatiteshin të punonin në tokën pjellore pranë deponisë. Nuk deshën të flisnin para kamerës, por thanë se kjo pamje është e pranishme tash 5 vjet. Grushina është larg vetëm 20 km nga qendra e Shkupit. Ndërsa sezoni i ndotjes së lartë të ajrit në kryeqytet ka filluar dje. Nevena Georgievska nga Koalicioni 02, thotë se edhe këtë vit do të ketë periudha me ndotje të madhe të ajrit si më parë. Por kjo do jetë më e rrezikshme për shkak të Korona virusit.
“E gjitha varet nga moti, çfarë na ka ndodhur në vitet e kaluara, edhe këtë vit do të jetë njëjtë. Përndryshe, ajo që ne shohim si ndotje kryesisht janë grimca PM10, për shkak të sezonit të ngrohjes, por edhe verës ka pasur ndotje sidomos me grimcat PM 2.5 gjatë natës. Këto janë grimca që hyjnë në trupin tonë dhe shkaktojnë një numër sëmundjesh të tjera. Ato sëmundje, si grupe rreziku që përkeqësojnë situatën, vetë koronavirusi përkeqëson situatën te pacientët. Dimri i ardhshëm, për të mos bëj panik, do të jetë shumë më i frikshëm se të tjerët – deklaroi Nevena Georgievska – iniciativa 02.
Sipas Georgievskës, buxheti është shumë i vogël për të zgjidhur një problem kaq të madh. Si dje ashtu edhe sot, shumica e stacioneve matëse në komunat e Shkupit janë me ngjyrë portokalli, duke alarmuar për grimcat e larta PM10 në ajër./alsat
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...