Presidenti italian, Sergio Mattarella, ka thirrur të martën më 27 tetor 2020 mbledhjen e Këshillit Suprem të Mbrojtjes, një organ i përhershëm me një rëndësi institucionale që diskuton probleme madhore politike, e të sigurisë e mbrojtjes kombëtare.
Në rend të ditës do të jetë analiza e kosenguencave të emergjencës shëndetësore mbi ekulibirat strategjikë e sigurisë kombëtare e me një referim të veçantë ndaj NATO-s e Bashkimit Europian.
Përditësimi mbi mungesën e stabilitetit në disa zona e analiza e situatës së terrorizmit ndërkombëtar, si dhe gatishmëria, efikasiteti e përfshirja e sistemit ushtarak në programet e investimit me objektiva afatgjatë.
Këshilli Suprem i Mbrojtes, i cili thirret në momente të cakutara historike, do të ketë në fokusin e mbledhjes së të martës, fazën e dytë të pandemisë që ka përfshirë vendin e mbi të gjitha situatën e lockdoën-it lokalë që ka përfshirë rajone të caktuara italaine e që do të kërkojnë ndoshta impenjimin e ushtrisë në garantimin e sigurisë e rendit publik gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes e të çdo aktivitetit tregtar.
Do të diskutohet dhe roli i forcave ushtarake në ngritjen e reparteve spitalore apo spitaleve të përkohshme në tenda.
Në këndëvështrimin global do të analizohet situata e paqëndrueshmërisë gjeopolitike në disa zona të caktuara si ekulibri mes Greqisë e Turqisë, fronti i nxehtë i interesave mes Rusisë e NATO-s, influenca ekonomiko-tregtare, por dhe politike e Kinës, rrjeti 5G, kriza në Libi, Bjellorusi ejt.
Pa dyshim Këshilli Suprem i Mbrojtes po mblidhet në një moment kritik për Italinë e panoramën globale dhe është isntrument dialogu e konfrontimi paraprak mes eksponentëve kryesorë politikë me detyrë mbrojtjen e sigurisë kombëtare.
Pjesë e Këshillit Suprem të Mbrojtjes janë Kreu i qeverisë, Ministri i Punëve të Jashtme, Ministri i Ekonomisë, Ministri e Financave, Ministri i Mbrojtes, e Kreu i Shtabi të Përgjithshëm.
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...