Google ADS

Kuvajti reagon ndaj Francës lidhur me publikimin e karikaturave ofenduese kundër profetit Muhammed

15:59 | 24 Tetor 2020
Arbresh.info

Kuvajti ka reaguar ndaj Francës lidhur me publikimin e karikaturave me përmbajtje ofenduese kundër profetit Muhammed, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Kuvajtit thuhet se “Shteti i Kuvajtit ka një shqetësim të thellë nga vazhdimi i publikimit të karikaturave me përmbajtje ofenduese kundër profetit Muhammed”.

Kuvajti mbështet me të gjithë përmbajtjen e saj deklaratën që Organizata për Bashkëpunim Islam ka bërë në emër të të gjithë umetit islam.

Në deklaratë paralajmërohet se mund të shkaktojnë rezultate të tmerrshme, mbështetja dhe vazhdimi i këtyre ofendimeve kundër profetit Muhammed ose ndaj feve qiellore nëpërmjet retorikës politike që do të shfaqë urrejtje, zemërim dhe dhunë.

Vrasja e mësuesit që u tregoi nxënësve karikaturat

Më 16 tetor në lagjen Conflans-Sainte-Honorine në afërsi të Parisit u vra duke iu prerë koka mësuesit, Samuel Paty.

Zyrtarët francezë njoftuan se i dyshuari për vrasjen e mësuesit u pa me thikë në dorë në afërsi të kufomës dhe pas largimit të tij ai u ekzekutua nga policia.

Mësuesi i historisë në një shkollë fillore disa ditë para vrasjes tregoi në mësim karikatura me përmbajtje ofenduese ndaj profetit Muhammed dhe kjo shkaktoi reagim të prindërve.

Pas kësaj policia franceze filloi presionet ndaj myslimanëve në mbarë vendin me pretendimin se publikojnë mesazhe që mbështesin vrasësin.

Ndërkohë presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se nuk do të tërhiqen nga publikimi i karikaturave kundër profetit Muhammed.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme