Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Anze Logar ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme thuhet se ka rezultuar pozitiv testi për COVID-19 që Logar ka kryer në mënyrë rutinë të premten.
“Tek ministri Logar nuk vërehet ndonjë simptomë. Ai bashkë me kolegët e tij të punës do të vetë-karantinohen për 10 ditë”, thuhet në deklaratë.
Në Slloveni e cila ka shpalllur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në 24 orët e fundit janë shënuar 1.963 raste të reja me koronavirus.
Në vend numri i rasteve është rritur në 21.276 ndërsa numri i vdekjeve në 233 me 19 vdekje të reja.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...