Lëvizja Vetëvendosje përmes një shkrimi në faqen zyrtare të partisë kanë kujtuar kohën kur kreu i partisë, Albin Kurti, paralajmëronte rrezikun që i kanoset Kosovës nga Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
Nga kjo parti akuzojnë Thaçin, Isa Mustafën, Haradinajn e Limajn për marrëveshjen e Asociacionit të nënshkruar në Bruksel.
Sipas VV’së, emrat e cekur dëshirojnë të ndajnë Kosovën në mënyrë që të ruajnë pushtetin.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! e pat lexuar saktë planin e Serbisë për bosnjëzimin e Kosovës. Është klubi i vjetër politik që më 2013 dhe 2015 deshën ta realizojnë këtë plan. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që “Zajednica” e shkelte Kushtetutën në plotë 23 pika, presidenti doli te plani për shkëmbim territorial që prapë është ndarje e vendit. Kurse kllapa tjetër me një kryeministër të paligjshëm mbeti te “Zajednica” me deklarata që këtë kohë e shtynë edhe përfaqësuesin e BE-së për dialog të thotë se kushtetuta nuk është Bibël. Ky klub i vjetër dhe i marrë fund është për ndarjen e vendit në mënyrë që ta ndajë dhe mbajë pushtetin. Duhen zgjedhje të lira e demokratike, në mënyrë që vendit t’i kthehet një qeveri legjitime që i shpallë përfundimisht të vdekura këto projekte”, thuhet në reagimin e VV’së.
Një reagim i tillë i VV’së vjen në kohën kur emisari i BE’së, Mirosllav Lajcak, po i kërkon Kosovës ndryshimin e Kushtetutës për implementimin e Asociacionit.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...