Trendi i ri i bukurisë: Lani fytyrën me birrë për një lëkurë si të bebeve

12:10 | 24 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Kleopatra e dinte që qumështi është shumë i mirë për lëkurën.

Megjithatë, mund të thuhet se metoda për larjen e fytyrës me qumësht është vjetëruar dhe se zakone të reja kanë hyrë në fuqi, transmeton portal arbresh.info

Për hir të zakoneve të reja, një grua vendosi që të lajë fytyrën e saj me birrë.

Pas saj, edhe shumë gra kanë ndjekur këtë metodë dhe rezultatet kanë qenë befasuese.

Gruaja që lau fytyrën me birrë e ka vërjetur menjëherë ndryshimin.

Pasi e lau fytyrën, ajo e fshiu me peshqir dhe vuri re se lëkura e saj ishte shumë e butë.

Të nesërmen ajo ka thënë se ndjeu lehtësi edhe në fytyrë. Ajo tha se aknet që kishte në fytyrë u larguan pas larjes së fytyrës me birrë.

Ditën e tretë, ndryshimi ishte edhe më i dukshëm. Fytyra e saj është pastruar në mënyrë të konsiderueshme nga puçrrat me të cilat ka luftuar për vite me rradhë. Ajo ia atribuoi këtë vetive antibakteriale të kësaj pije.

Ditën e katërt ajo vendosi që të shtonte edhe pak lëng limoni dhe e përdori këtë kombinim për tre ditë me rradhë. Përveç pastrimit të poreve të saj dhe zhdukjes së pikave të zeza, njollat ​​e errëta që ajo kishte në fytyrë gjithashtu u larguan.

Ajo pretendon se lëkura e saj tani është më e butë, e “ushqyer” dhe më elastike, gjë që e bën këtë eksperiment shtatëditor shumë të suksesshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme