Këto ditë në Kosovë kanë qëndruar ekspertë ligjorë zviceranë që kanë përpiluar ekspertizën ligjore për rastin “Dehari”.
Gjatë këtyre dy ditëve, ekspertët e institutit të Lozanës kanë marrë pjesë në procedurën hetimore të këtij rasti, i cili është duke u trajtuar nga Prokuroria Speciale.
Pas marrjes së informatave më të hollësishme dhe ekzaminimeve të bëra, ekspertët e këtij instituti do hartojnë një raport shtesë lidhur me të gjeturat e grumbulluara përgjatë këtyre ekzaminimeve, ku raportin në fjalë do t’ia dërgojnë Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Prokuroria Speciale siguron familjen Dehari dhe opinionin publik se në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore do të zhvilloj hetime të pavarura dhe profesionale deri në ndriçimin e plotë të këtij rasti, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?