Presidenti polak Andrzej Duda është infektuar me Covid-19, por që po ndihet mirë.
Duda, 48-vjeçar është testuar të premten dhe mori rezultatet pozitive, njoftoi ministri Blazej Spychalski, transmeton portali arbresh.info
Ai u bashkohet një numër udhëheqësve botërorë që janë infektuar, në mesin e tyre presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri britanik Boris Johnson.
Polonia ka para një rritje të lartë të numri të rasteve, me një rekord prej më shumë se 13,600 rasteve vetëm të premten.
Shteti tani ka hyrë në izolim mbarëkombëtar të zonës së kuqe që përfshinë mbylljen e pjesshme të shkollave fillore dhe restoranteve.
Ndërsa është e paqartë kur Duda u infektua me virusin, ai kishte marrë pjesë në një ngjarje në Talin të hënën ku u takua me presidentin bullgar Rumen Radev i cili më vonë hyri në karantinë.
“Presidenti dje u testua për praninë e koronavirusit”, tha Spychalski në Twitter të shtunën.
“Rezultati doli të ishte pozitiv. Presidenti është mirë. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me shërbimet përkatëse mjekësore”./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...