Avokati Koci thotë se aktakuza ndaj Thaçit mund të jetë konfirmuar pjesërisht

arianit koci
09:47 | 24 Tetor 2020
Arbresh.info

23 tetori ishte afati i skajshëm gjashtë mujor ku Gjykata Speciale do të duhej të konfirmonte apo te hidhte poshtë propozim-aktakuzën për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi e liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin.

Thaçi dhe Veseli në propozim-aktakuzë atakohen se kanë “kryer krime lufte kundër njerëzimit”, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Avokati, Arianit Kocit në një deklaratë për KOHËN, ka thënë se meqenëse aktakuza nuk është hedhur poshtë, ajo rrjedhimisht është konfirmuar.

“Mendoj se aktakuza është konfirmuar, së paku pjesërisht, për shkak se gjyqtari i procedurës paraprake i ka pasur gjashtë muaj ditë afat që ta konfirmojë apo ta hedhë aktakuzën. Meqenëse deri sot nuk e kemi informatën se aktakuza është hedhur, rrjedhimisht ajo është konfirmuar”, tha Koci.

Gjykata Speciale më 23 qershor ngriti aktakuza për dy ndër figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Propozim-aktakuza erdhi vetëm katër ditë para takimit në Uashington ndërmjet Kosovës e Serbisë e që ishte paralajmëruar për 27 qershor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme