Barcelona – Real Madrid, formacionet

09:37 | 24 Tetor 2020
A. B.

Barcelona dhe Real Madridi janë gati për “El Clasicon” numër 245 në sfidat kompetitive, një duel tepër i veçantë, që do të zhvillohet në ‘Camp Nou’.

Takimi i ditës së shtunë është i 181-ti në historinë e ligës spanjolle dhe Barça do të bëj çmos për të përfituar nga momenti jo i mirë që po kalojnë kampionët në fuqi, për të barazuar bilancin e përgjithshëm të fitoreve, në 73-73 në ndeshjet ndërmjet tyre në Primera Division (La Liga).

Reali do të jetë pa Eden Hazardin dhe Dani Carvajalin, derisa Barcelona i ka të gjithë.

Kjo është El Clasico e parë për këtë sezon në kampionatin spanjoll, megjithatë të dy ekipet do të paraqiten pas humbjeve respektive që pësuan me Getafen dhe Cadizin javën e kaluar.

Për herë të fundit kur këto dy ekipe luajtën mes vete pas humbjeve në La Liga në vitin vitin 2003.

Reali ishte mposhtur në udhëtim 4-2 në “San Sebastian” nga Sociedadi, ndërsa Barça kishte humbur në shtëpi, në Camp Nou me po të njëjtat shifra nga Deportivo La Coruna.

Dueli ndërmjet tyre më pas në “Santiago Bernabeu”, pas humbjeve në La Liga, përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1, por sonte nuk parashikohet e njëjta gjë, duke parë formën e skuadrave.

Sido që të jetë, gjithçka do të mësohet nga ora 16:00, kur skuadrat të zbresin në ‘Camp Nou’. /Gazeta Express/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme