Bashkimi ka siguruar finalen e madhe të Reload Superkupës, duke mundur rivalin e qytetit, Ponte Prizrenin me rezultat 82:87 (18:23, 18:22, 21:20, 25:22).
Derbi i qytetit të Prizrenit ishte mjaft interesant dhe kjo u pa nga fillimi i ndeshjes, me të dy skuadrat që dhanë maksimumin në fushë për të fituar. Nga fillimi u zhvillua lojë interesante, por në çerekun e parë, Bashkimi ishte skuadër më e mirë, duke fituar 18:23. Në periudhën e dytë, Bashkimi kishte epërsi deri në dhjetë 10 pikë, 22:32 dhe përkundër tentimeve nga Ponte Prizreni, arriti që pjesën e parë ta përfundojë me epërsi prej 36:45, derisa çerekun e dytë e fitoi 18:22.
Në periodën e tretë u zhvillua lojë më e barabartë, me Ponten që kërkonte të rikthente rezultatin, kurse kjo pjesë përfundoi 21:20, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 57:65. Ponte hyri në një seri prej 15:2 në fillim të 10 minutave të fundit, duke kaluar në epërsi 72:67. Në vazhdim u zhvillua lojë shumë interesante dhe Bashkimi arriti sërish të kalojë në epërsi 76:78, dy minuta para fundit. Bashkimi ruajti epërsi deri në fund, duke triumfuar me rezultat 82:87. Te Ponte Prizreni u dalluan Ty Nichols me 23 pikë e gjashtë kërcime, Arti Hajdari me 16 pikë, Josh Martin me 11 pikë e 19 kërcime dhe Urim Zenelaj me 12 pikë e shtatë kërcime, kurse te Bashkimi më të mirët ishin Nikola Vukçeviq me 24 pikë e pesë kërcime, Shaq Carter me 19 pikë e tetë kërcime, Sean Hoehn me 18 pikë e gjashtë kërcime dhe Musab Mala me 15 pikë e pesë kërcime.
Bashkimi në finale do të përballet me Sigal Prishtinën, sfidë që do të zhvillohet të dielën në Pejë nga ora 17:00./telegrafi
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...