Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, thotë se vala e fortë e vjeshtës nga pandemia COVID-19 e ka rënduar gjendjen me laboratorët e testimit. Megjithatë, ai thotë se janë duke punuar për gjetjen e një zgjidhje për terminët e rinj.
“Këtë fundjavë të gjithë laboratorët do të punojnë me kapacitet të plotë për të arritur përpunimin e testeve, dhe sot kemi biseduar për hapjen e terminëve të rinj në fillim të javës së ardhshme. Të gjitha ambientet janë të angazhuara maksimalisht, kolegët punojnë në tre ndërrime. Besoj se shpejt do të gjejmë një zgjidhje për të kapërcyer situatën”, thotë Filipçe.
Ndërsa edhe sot është regjistruar numër i lartë i rasteve të reja me coronavirus. Nga gjithsej 2.367 testime, 518 raste kanë rezultuar pozitiv.
Qeveria ka miratuar disa masa të reja për parandalimin e coronavirusit, ndërsa për mbajtjen e maskës në ambiente të hapura duhet të bëhen ndryshime ligjore./Telegrafi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?