Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa gjatë ditës së sotme është takuar me kandidatin për kryetar të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari dhe paraardhësin e tij Agim Veliu.
I pari i LDK-së është shprehur i bindur për fitoren e partisë së tij me kandidat Rudarin, shkruan portali arbresh.info
“Bashkëbisedim me Nexhmi Rudarin, kandidatin e LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës dhe Agim Veliun, kryetar i mëparshëm i Podujevës, tani Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. Në Podujevë po vazhdon një punë me përkushtim për qytetarët e kësaj komune. Rrjedhimisht, LDK pret një fitore të bindshme dhe të merituar të kandidatit të saj”, u shpreh Mustafa në një shkrim në rrjetin social./arbresh.info/
Bashkëbisedim me Nexhmi Rudarin, kandidatin e LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës dhe Agim Veliun, kryetar i…
Posted by Isa Mustafa on Friday, 23 October 2020
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë