Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar rezultatet e anketës së mbeturinave të trajtuara për vitin 2019, ku theksohet sasia e mbeturinave të ricikluara ishte 3754 ton; sasia e mbeturinave të sterilizuara (mbeturina spitalore) ishte 874 ton, dhe sasia gjithsej e mbeturinave të trajtuara dhe të deponuara për vitin 2019 ishte 450,175 ton.
Sipas ASK-së, sasia e mbeturinave të trajtuara, sipas llojit të mbeturinave dhe llojit të trajtimit, e shprehur në përqindje për vitin 2019 ishte si vijon metalet (54%), mbeturinat nga plastika (22%), mbeturinat spitalore (19%), mbeturinat e letrës dhe kartonit (5%).
Kurse, sasia e mbeturinave të deponuara në deponitë sanitare dhe josanitare në vitin 2019 ishte 445 547 ton/vit. Krahasuar me të dhënat e vitit 2018, ka një rritje prej 5%.
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...