Google ADS

MPB nis hartimin e projektligjit për siguri kibernetike

15:47 | 23 Tetor 2020
Arditë Shkodra

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka mbajtur takimin e grupit punues për Strategjinë Shtetërore të Sigurisë Kibernetike dhe Panin e Veprimit 2020-2025.

Takimin e hapi Koordinatori i  Strategjisë, njëherazi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z.Zafir Berisha i cili theksoi se prioritet i Ministrisë së Punëve të Brendshme, është zbatimi me sukses i Strategjisë Shtetërore të Sigurisë Kibernetike, thuhet në njoftimin për media, transmeton arbresh.info

Njoftimi i plotë:

U mbajt takimi i grupit punues për Strategjinë Shtetërore të Sigurisë Kibernetike dhe Planin e Veprimit 2020-2025

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i grupit punues për Strategjinë Shtetërorë të Sigurisë Kibernetike dhe Planin e Veprimit 2020-2025.

Takimin e hapi Koordinatori i  Strategjisë, njëherazi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z.Zafir Berisha i cili theksoi se prioritet i Ministrisë së Punëve të Brendshme, është zbatimi me sukses i Strategjisë Shtetërore të Sigurisë Kibernetike.

Zëvendësministri Berisha tha se ngritja e sigurisë është e domosdoshme në të gjitha institucionet publike dhe se tashmë janë bërë plane konkrete të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe teknologjike.

Me këtë rast, nga grupi punues fillimi i muajit nëntor u përcaktua si objektiv i realizimit të draftit fillestar me qëllimin që t’i hapë rrugë kompletimit të Strategjisë së re.

Ministria e Punëve të Brendshme është duke hartuar projektligjin për siguri kibernetike, ku qëllimi i këtij Ligji do të jetë që të përcaktojë parimet e sigurisë kibernetike, parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik në Republikën e Kosovës./arbresh.info/

Të ngjashme