Kthimi i ligjit zgjedhor ishte një akt i paralajmëruar nga Ilir Meta që ditën kur mazhoranca e votoi pa dakordësinë e opozitës jashtëparlamentare në Parlament.
Ajo që nuk dihej ishte lëvizja e re e Presidentit, i cili shkon përtej një dekreti presidencial.
“Në datën 21 tetor 2020, i jam drejtuar me një kërkesë urgjente Komisionit të Venecias për një opinion të specializuar dhe objektiv mbi këtë proces. Presidenti i Republikës vlerëson se, pas kthimit në Kuvend të ligjit, mazhoranca duhet të reflektojë duke rishikuar qëndrimin e saj mbi këto rregulla të reja, dhe të sigurojë opinionin final nga Komisioni i Venecias, duke thirrur njëkohësisht dialogun gjithëpërfshirës përmes Këshillit Politik”, tha ai.
Në datat 11-12 dhjetor parashikohen seancat e fundit plenare te Komisionit te Venecias për këtë vit dhe Ilir Meta kërkon që socialistët të presin opinionin ndërkombëtar para se ta rrëzojnë dekretin e tij sërish në Parlament. Teksa pret duket se e ka edhe një lëvizje rezerve.
“Nëse Kuvendi i Shqipërisë nuk reflekton për rishikimin e këtij ligji pas kthimit të tij nga Presidenti i Republikës, vlerësimi përfundimtar mbi papajtueshmërinë e ligjit nr. 118/2020, me Kushtetutën e rrjedhimisht me Konventën Evropiane të Drejtave të Njeriut dhe standardet ndërkombëtare është atribut vendimmarrës i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, për fat të keq ende jo funksionale” , tha Meta.
Përmes një arsyetimi volumizon mbi 80 faqe kryetari i shtetit pretendon se socialistët kane miratuar nje kod zgjedhor, i cili i favorizon ne garën elektorale te 25 Prillit, pasi kundërshtari politik dobësohet duke i ndaluar bashkimin në koalicione me listë të përbërë. Meta kundërshton edhe pragun e ri elektoral, herësin dhe përllogaritjen e mandatave dhe votave brenda koalicionit të cilat sipas kreut të shtetit penalizojnë opozitën legjitime dhe i japin jete partive ilegjitime. Pasi të shterojë mundësitë institucionale Presidenti paralajmëron se do i drejtohet popullit.
“Në rast se do të kemi një këmbëngulje për të dëmtuar zgjedhjet dhe për t’i prishur ato, presidenti do të jetë me gjithë popullin për të treguar se e ardhmja është Shqipëria si gjithë Europa” , tha ai.
Kryetari i shtetit kërkon ndjekje penale për deputetët të cilet bënë kompromis me Edi Ramën për të miratuar ligjin e ri zgjedhor duke kryer korrupsion legjislativ.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...