Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski nga protesta e sotme para Kuvendit tha se është e papranueshme të pranohen propozimet e Bullgarisë për zgjidhjen e çështjeve të hapura historike të popullit maqedonas.
“Jam i bindur që as ju nuk keni nevojë për fqinjë të poshtëruar. Ju nuk mund të bini dakord me strukturën mafioze të qeverisë së Zaevit, sepse ai ndryshon mendje disa herë në ditë. Nëse pranohet që Goce Dellçevi është një maqedonas në kuptimin rajonal dhe një bullgar nga kombësia, gjuha jonë është një formë gjuhësore e bullgarishtes, kjo do të thotë asimilim i kombit maqedonas dhe një goditje serioze për shtetin. Nëse kjo përkthehet nga qeveria në një vendim, ne menjëherë do ta anulojmë atë vendim kur të vijmë në pushtet”, tha Mickoski.
Pas fjalimit të kryetarit të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, protesta me vetura do të vazhdojë nga Shkupi në Shtip përmes autostradës Goce Dellçev, ndërsa në Shtip do të përfundojë para shkollës së mësuesve ku dikur mësonin Goce Dellçev dhe Damr Gruev./Telegrafi/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend