Google ADS

Prokuroria jep detaje të reja për vrasjen e 19-vjeçarit në Gjilan

12:12 | 23 Tetor 2020
Arditë Shkodra

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka dhënë detaje të reja për vrasjen e 19 vjeçarit në Gjilan.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se më 23 tetor pas mesnatës, në rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan, dyshohet se një person i moshës 19 vjeçare është sulmuar me thikë, i cili për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.

“I ndjeri E.S., fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore, në Emergjencën e Spitalit Regjional, në Gjilan, pastaj është transferuar në QKUK, në Prishtinë, ku edhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si ‘’Vrasje e rëndë’’, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:

Ky është 19-vjeçari që vdiq pas therjes me thikë në Gjilan

Tutje në njoftim thuhet se, lidhur me këtë çështje prokuroria në bashkëpunim me policinë janë duke ndërmarrë veprime hetimore, të cilat përfshijnë edhe intervistimin e familjarëve të të ndjerit dhe dëshmitarëve tjerë, me qëllim të ndriçimit të kësaj çështje penale.

Lexo edhe:

Gjilan, vritet një 19 vjeçar

 

 

Të ngjashme