Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqpërdorim të besimit” gjatë angazhimit të tij në punë sekondare në objektin e AUV-it.
Hetuesit e IPK-së i kishin pranuar informacionet e para lidhur me këtë rast nga Policia e Kosovës, për rastin e vjedhjes në objektin e AUV-it, ku sipas marrëveshjes së përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Agjencisë të Ushqimit dhe Veterinarisë, zyrtarët policorë në punë sekondare bëjnë sigurimin e objektit në fjalë, shkruan Arbresh.info.
Dyshimet e para nga hetuesit e IPK-së janë se zyrtari policor nuk ka treguar nivelin e duhur të profesionalizmit dhe vigjilencës në raport me detyrat për të cilat kanë qenë të caktuara për të.
Zyrtari policor, tashmë i suspenduar, që ka qenë me detyrë në punë sekondare datën kur ka ndodhur incidenti në objektin e AUV-it, është duke u hetuar me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqpërdorim i besimit”.
Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast./Arbresh.info/
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’