Trajneri i Portos, Sergio Conceicao ka treguar për përplasjen me trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola, për sjelljen e tij shumë të pakëndshme gjatë ndeshjes të mërkurën.
Ndeshja e zhvilluar të mërkurën në kuadër të Ligës së Kampionëve u mbyll me rezultat 3:1 në favor të skuadrës angleze.
City ishte ne disavantash në fillim të takimit, por pas golit të barazimit të cilën e shënoi Sergio Augeros nga penaltia, dhe pastaj me golat e Ilkay Gundogan dhe blerjes së re Ferran Torres, e mbyllen takimin me tri pikë të fituara.
“Unë kam për të mësuar shumë prej Pep Guardiolës, në mënyre se si ai bën presion tek arbritrat, duke folur me lojtarët kundërshtare dhe bankën kundërshtare”, u deklarua Conceicao për mediat portugeze.
“Ai është një shembull fantastik në këtë aspekt. Unë kam për të mësuar prej kësaj. Ne ishim engjëj krahasuar me bankën kundërshtare”.
“Ai ka folur për shtetin tonë dukë përdorur fjalë të këqija, sjellja e Guardiolës ka qenë shumë e pakëndshme”. Të dy trajnerët do të takohen përsëri në dhjetor, kur City do të udhëtojë në Porto për ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve./Gazeta Express/
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës
Murtezaj për dixhitalizimin e arkave fiskale: Progresi i rad...
Ngritet aktakuzë ndaj Edmond Lajqit për vrasjen e Gjyljeta U...
Lufta në Ukrainë/ Shtatë të vrarë nga sulmet ruse në Sumi, m...