Ministria për Punë të Brendshme informon se edhe gjatë ditës së djeshme (22 tetor) ka vazhduar me aksionin për kontrolle në komunikacion.
Në territorin e qytetit të Shkupit vetëm gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 557 sanksione, mes të cilave 93 për tejkalim të shpejtësisë, 59 masa për parregullsi teknike të automjeteve, 52 për dhënie të makinës pa patentë shoferi, ndërsa 16 prej të gjobiturve janë motoristë.
Janë shqiptuar 93 masa për parkim në vende jo të duhura dhe 70 sanksione për mos mbajtje të maskës mbrojtëse. Nga MPB informojnë se kontrollet e përforcuara në komunikacionin rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut me qëllim rritjen e sigurisë.
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...