Një vrasje ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në qytetin e Gjilanit. Një person atje është therur me thikë dhe pas lëndimeve të marra ka vdekur.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Me date 23.10.2020 rreth orës 00:06, stacioni policor në Gjilan kanë marr një informate se ne rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan është një person i lënduar dyshohet me mjete te mprehtë. Patrullat policore ju kanë përgjigjur informatës ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën E. S. (2001) . Viktima është dërguar me urgjencë ne spitalin rajonal në Gjilan , më pastaj është dërguar në QKUK-në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i shtetit , njësitet e hetimeve dhe forenzika rajonale. Rreth orës 01;55 nga QKUK jemi njoftuar se viktima i dërguar nga Gjilani ne Prishtine kishte ndërruar jete . Me urdhër te prokurorit të shtetit trupi i pa jete dërgohet në IML. Për momentin askush nuk është arrestuar. Policia e Kosovës po punon intenzivisht në zbardhjen e rastit”, ka thënë Hashani.
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...