Skuadra e Liverpool nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Virgil Van Dijk për së paku 6 muaj, pas lëndimit që e pësoj kundër Everton.
Duke e parë gjendjen në qendër të mbrojtjes, udhëheqësit e Liverpool janë alarmuar dhe duan të gjejnë një zëvendësues urgjent për Koulibalyn, transmeton Indeksonline.
Sipas gazetarit të njohur italian, Fabio Santini, Liverpool ka hyrë në garë për Kalidou Koulibalyn.
“Vëmendje: Kam disa lajme të mrekullueshme rreth Kalidou Koulibaly. Manchester City dhe Manchester United janë pas mbrojtësit senegalez së bashku me PSG. Klubi që është duke shprehur interesimin më serioz është Liverpooli. Oferta e Liverpoolit drejt Napolit është një shifër rreth 70-75 milionë eurosh, shumë të cilën De Laurentis (presidenti i klubit) po e kërkon,” tha Santini.
Përveç senegalezit, Liverpool si opsion e ka edhe mbrojtësin e Brighton, Ben Ëhite.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...